Nga Ajaksi në verë, bavarezët rrëmbyen Rajan Gravenberhun dhe Nusair Mazrauin. Po ashtu, morën një yll të mbrojtjes si holandezin e Juventusit, Matijs De Ligt, ndërsa duket se Bajerni dëshiron një tjetër lojtar difensiv të kombëtares së Holandës. Ky është Jurrien Timber, që po shkëlqen edhe me “portokallinjtë”, edhe me Ajaksin dhe që është 21 vjeç. Nuk dihet sesa mund të kushtojë kartoni i tij, por klubi holandez ka treguar se di të bëjë biznes të fortë siç ndodhi me lojtarët që mori Mançester Junajtid, Antonio dhe Martinez. Nga ana tjetër, në “Zebener Shtrase” mund të tentojnë të marrin sulmuesin Kai Haverc nga Çelsi. Ylli i Gjermanisë shkoi në Londër që nga Leverkuseni për 80 milionë euro, por nuk ka qenë i kënaqur në “Stemford Brixh”. Nuk dihet sesa mund t’i kushte Bajerni një lojtar i kombëtares gjermane.
Sfidanti.al