Ka kryer 30 fluturime ndërkontinentale dhe 52 fluturime gjithsej në vetëm 3 muaj. Nuk është ndonjë kompani e madhe biznesi, as përfaqësuesit e ndonjë shteti të fuqishëm, por futbollisti më i shquar i botës i shekullit të 21-të, Lionel Mesi. Avioni i tij ka kaluar Atlantikun pa ndalim në udhëtime prej mijëra e mijëra kilometrash, kryesisht në Majemi (SHBA), por edhe Argjentinë, Brazil, Amerikë Qendrore, Uruguaj dhe Europë. Sipas të përditshmes franceze, “L’Ekip”, vetëm aeroplani i Mesit në këta 3 muaj ka shkaktuar ndotje të atmosferës që një qytetar normal i Francës mund ta bëjë në vetëm 150 vjet. Mbi 1 500 ton dioksid karboni është hedhur në atmosferë dhe “L’Ekipi” e fton miqësisht superyllin, “mbaje pak vrapin, Leo”!
Sfidanti.al