Zikaltërit janë mësuar me kombinime të tjera në repartin sulmues, si Lautaro Martinez-Xheko, Lautaro Martinez-Lukaku apo edhe me ndërthurjen e Korreas. Këtë herë do të jetë ndryshe dhe flitet për ndeshjen më të vështirë të mundshme këtë sezon, ndaj Napolit. Trajneri Simone Inzagi pohon se Lautaro është bashkuar më vonë me ekipin pas ngarkesës në Botëror, dhe se Lukaku e Xheko kanë punuar më shumë në stërvitje. Kanë qenë më shumë së bashku. Gjithsesi, ata kanë luajtur vetëm 23 minuta në krah të njëri-tjetrit në ndeshje të vërteta. Për më tepër, Brozoviç është i dëmtuar.
Sfidanti.al