Mbape nuk e përfshin Jokiçin në pesëshen e preferuar, nuk merrka vesh nga basketbolli!

Ylli i Paris SG ishte në SHBA ku ndoqi një ndeshje të Bruklin Netsave. Kilian Mbape u pyet më pas për lojtarët e tij më të preferuar të basketbollit amerikan dhe nuk ngurroi të jepte përgjigjen e tij. Pesëshja ishte e përbërë nga Lebron Xhejmsi, Kevin Duranti, Janis Adetokumbo, Luka Donçiç dhe Xhejzën Tatëm. Natyrisht, është e drejtë e Mbapesë të ketë shijet dhe parapëlqimet e tij, por që të mos përfshish në pesëse gjigandin Nikola Jokiç, kjo tregon se ai nuk e njihka aq mirë basketbollin.

Sfidanti.al