Ronaldo nuk heq dorë nga mburrjet: Kontratë unike sepse jam unik!

E ka pasur këtë ves gjatë gjithë karrierës dhe nuk duket se do ta heqë dot tani që po “plaket”. Kristiano Ronaldo mund të jetë 37 vjeç, por sërish nuk i ka ikur dëshira për t’u mburrur. Edhe pse shprehja është që “lër të tjerët të flasin për ty” dhe “lër veprimet e tua të flasin për ty”, sërish Ronaldo këto i shoqëron me superlativat për vetveten. “Kontrata ime është unike sepse unë jam unik”, – tha ai kur u pyet për rrogën 200 milionë euro që do të marrë në sezon tek Al Nasri.

Sfidanti.al