Duhet të mbledhë mendjen e të zgjedhë se cili ka më shumë prioritet. Në “Rrugën e Çlirimit”, apo siç i thonë lagjes “Porta e Re”, drejtuesit e lartë të Interit po përkulen mbi letra duke bërë llogari pa fund. Duke i cilësuara si të mbyllura transferimet e Vidalit e të Darmianit, Konte e Marota synojnë N’golo Kantenë dhe Marash Kumbullën. Çelsi kërkon 60 milionë euro për kartonin e francezit kampion të botës, dhe ka theksuar se nuk është i interesuar as për kroatin Brozoviç, dhe as për danezin Eriksen. Interi u përpoq të shmangte pagesën e një shumë kaq të madhe, por për momentin nuk ia ka dalë, dhe për Kantenë thuhet se interesohet edhe Mançester Junajtidi. Po Kumbulla? Kërkesa prej 30 milionë eurosh e Veronës cilësohet si tepër e lartë, ndonëse mediat pranë Interit theksojnë se mund të bisedohet.
Sfidanti.al