Interi nuk është në gjendje të mirë në prag të Napolit

Dyshimet janë të shumta dhe Botërori nuk bëri edhe aq mirë. Romelu Lukaku nuk do të kthehet me më shumë besim tek Interi pasi dështoi ai vetë dhe e gjithë Belgjika në Katar. Gjithsesi, notën më të keqe e mori vetë sulmuesi zikaltër që humbi raste të pastra ndaj Kroacisë. Po ashtu, sulmuesi tjetër, Lautaro Martinez, nuk pati asgjë për të gëzuar në aspektin individual në Kupën e Botës edhe pse doli kampion me Argjentinën. “Demi” u la në stol nga Alvarezi dhe u vendos në formacionin më të keq të kampionatit bashkë me Kristiano Ronaldon. Trajneri Simone Inzagi i di të gjitha këto ndaj edhe ia ka frikën ndeshjes ndaj Napolit në 4 janar në “San Siro”. Përtej dyshes së sulmit vjen edhe Marcelo Brozoviç i lodhur nga aventura me Kroacinë, ndërsa Milan Shkriniar ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën.

Sfidanti.al