Mister i plotë gjendja shëndetësore e Vialit, por mamaja u kthye në Itali

Të paktën, kjo mund të quhet shenjë e mirë pasi nëse një nënë largohet nga i biri, do të thotë se është disi e qetë. Xhanluka Viali mbetet i shtruar në një spital të Londrës, jo larg shtëpisë ku banon, dhe “La Gazeta delo Sport” u përpoq që të mësonte sa më shumë për gjendjen e tij shëndetësore. Ish-zv. trajneri i Italisë u shtrua sërish sepse gjykohet që duhet përsëri të kurojë tumorin që pati në pankreas që në 2017 dhe të cilin e mundi, qoftë edhe pjesërisht herën e parë. “La Gazeta” nuk mundi të mësonte shumë pasi askush nga spitali nuk fliste, por u informua se nëna e Xhanlukës u kthye në Itali. Mësohet gjithashtu se në Londër do të shkojë e motra e ish-sulmuesit të Italisë, Sampdorias, Juventusit e Çelsit, Mila, e me radhë vëllezërit Marko e Mafo, si për të ndarë turnet. E sigurt që Viali do të marrë terapi sërish dhe shpresohet që ta kalojë me sukses.

Sfidanti.al