Janë dy emra të ngjashëm në Gjermani, edhe pse njëri është për Landin e Bavarisë dhe tjetri për kompaninë farmaceutike. Bajerni dhe Bajeri, përtej asaj që përafrohen shumë, janë tepër larg kur vjen puna për potencial, sukses sportiv dhe fuqi financiare. Gjithsesi, agjenti i Xhoshua Kimihut në vitin 2005 thuajse u ngatërrua dhe kur i telefonoi Mikael Reshke, drejtori sportiv i Bajernit, iu duk sikur po e telefonin nga Bajeri i Leverkusenit. Më pas, keqkuptimi u sqarua dhe palët u morën vesh që Kimih do të kalonte nga kategoria e tretë ku ishte me Lajpcigun, tek gjigandët e Bundesligës. Problem më vete ishte Karl-Hajnc Rumenige që deklaroi se 10 milionë euro për kartonin e një djali aq të ri nga kategoria e tretë ishin shumë. Më pas u bind se ia vlente dhe Bajerni po e shijon një lojtar të tillë.
Sfidanti.al