Shumë shpesh ka qenë në krizë dhe vazhdon të mos i ketë punët mirë. Argjentina mund të jetë një vend i madh futbolli, dhe një shtet që njihet për bagëtinë, prodhimin e drithërave, të muzikës së bukur e të shumë gjëra të tjera, por gjithsesi kriza ekonomike është ulur “këmbëkryq”. Lajmet janë që inflacioni ka arritur në 40 për qind, një situatë shumë e vështirë për pjesën më të madhe të popullsisë, të cilën nuk mund ta ndryshojë as heroizmi i skuadrës së udhëhequr nga Mesi dhe as euforia që ka kapluar njerëzit. Është më shumë si një lloj “opiumi” sesa si gëzim i vërtetë. Aq e qartë është kjo saqë presidenti Alberto Fernandez as nuk guxoi të merrte rrugën për në Katar për të ndjekur finalen e Botërorit ndaj Francës, siç bëri homologu i tij francez, Emanuel Makron. Presidenti i shtetit as nuk ishte i pranishëm në ceremonitë e pritjes së kampionëve të botës.
Sfidanti.al