Do të jetë numri 1, kuptohet për kampionatin ku luan, në La Ligën e dytë të Spanjës. Myrto Uzuni është jo vetëm në vendin e parë të shënuesve në këtë ligë me 11 deri tani, por edhe është favoriti kryesor për ta fituar Këpucën e Artë. Këtë e kuptojnë dhe e besojnë tifozët apo të paktën ata që lexojnë dhe votojnë për gazetën “Marka”. Plot 43 për qind e tyre besojnë se Uzuni do të jetë “Piçiçi” duke lënë pas Borha Bastonin e Oviedos dhe Kardonën e Las Palmasit.
Sfidanti.al