Një tripëll dabëll me tre 13-ta si ai i Nikola Jokiçit

Në ndeshjen e kaluar i përngjau legjendës Uilt Çembërlen me 40 pikë, 27 topa në tabela e 10 asistë, ndërsa këtë herë nuk arriti dot kaq lart. Gjithsesi, Nikol Jokiç e dha atë që duhej dhe Denveri fitoi duelin e kryesuesve në Konferencën Perëndimore duke thyer Memfisin, 105-91. Talenti serb shënoi 13 pikë, por shtoi 13 topa në tabela e 13 asistë, për tripëll dabëllin e 6-të të sezonit dhe të 82-in në karrierë. Me këto ritme shpejt do të arrijë legjendën e madhe, Lebron Xhejms, ndonëse ky ende po luan basketboll. Denveri arriti vendin e parë në Perëndim me 19 fitore e 11 humbje, po aq sa Memfisi.

Sfidanti.al