Edhe vetë mediat britanike e pohojnë se klubi madrilen i ka të gjitha “letrat në rregull”. “Deili Meil” paralajmëron se tek Reali janë të bindur se do ta marrin Xhud Belinghamin përpara klubeve angleze si Liverpuli apo dy gjigandët e Mançesterit. Nuk do të jetë problem çmimi i kartonit që pritet mbi 100 milionë euro, ndërsa besimi vjen nga fakti se Reali këto kohë ka qenë në majat e futbollit, është kampion i Europës dhe i Spanjës në fuqi dhe ka fanelën më të famshme të topkëmbës në botë.
Sfidanti.al