Interi ka shumë pengesa derisa të rikthejë Romelu Lukakun!

Në Itali po thonë se planet janë gati dhe se sulmuesi belg mund të vijë sërish në “San Siro”. Do të ishte diçka e bujshme sepse Romelu Lukaku u largua për 115 milionë euro tek Çelsi, ndërsa as nuk mendohej rikthimi në Serinë A. Gjithsesi, vetë sulmuesi nuk është plotësisht i kënaqur në “Stemford Brixh” (për ta thënë me delikatesë), ndërsa shanset për ikje janë më të mëdha tani që Roman Abramoviç do ta shesë klubin, dhe londinezët mund të kenë probleme financiare. Interi beson se Lukaku mund të vijë duke ulur rrogën, dhe presidenti Çang (sipas mediave) është i prirur ta marrë. Gjithsesi, duhet parë nëse do të përshtatej me lojën e Simone Inzagit, që nuk praktikon kundërsulmin siç bënte Antonio Konte. Po ashtu, do të duhet të shihet se çfarë do të ndodhë me konkurrencën e Totenhemit pikërisht të Kontes.

Sfidanti.al