Në “Parkun e Princave” pati një mbërritje të jashtëzakonshme kur u largua nga Barcelona verën e kaluar. Gjithsesi, sezoni i Lionel Mesit nuk u bë kurrë aq i mirë sa që të bindte tifozët e Paris SG, që e pritën në mënyrë madhështore. Sidomos, goditja e fundit erdhi pas eleminimit nga Championsi, ku Mesi ishte pjesë e dështimit në pjesën e dytë në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit. Tifozët kërkojnë që Mesi të kthehet tek Barcelona, madje bashkë me Nejmarin. Braziliani u sulmua veçanërisht pasi humbi 6 topa në ndeshjen kundër Realit duke qenë përgjegjës për humbjen 1-3 dhe eleminimin.
Sfidanti.al