Halandi e ka vendosur, do të luajë tek Siti i Pep Guardiolës

Norvegjezi nuk është një lojtar që i përshtatet plotësisht stilit të trajnerit katalanas, por gjithsesi ai bën gjënë kryesore në futboll, golat. Në moshën 21-vjeçare Erling Halandi ka zgjedhur Mançester Sitin, dhe mediat britanike shkruajnë se gjithçka është e përfunduar. Në verë, kampionët e Anglisë do të paguajnë 100 milionë paundë stërlina, rreth 120 milionë euro për kartonin e Halandit, shpërblimin për Mino Raiolën dhe shpërblimin që i jepet një lojtari kur pranon firmën. Rroga është më vete. Një operacion i madh, por i përballueshëm fare mirë nga financat e një klubi anglez, aq më tepër nga Siti. Guardiola beson se do ta mësojë Halandin që të luajë siç do ai, ndërsa aftësinë për golat nuk ka nevojë t’ia mësojë, sepse sulmuesi i Dortmundit e di vetë.

Sfidanti.al