Ndaj ekipit të tyre e tregoi veten në ndeshjen e kaluar. Nedim Bajrami shënoi një gol shumë të bukur ndaj Milanit në stadiumin e Empolit, ndërsa sot do të jetë i ndjekur i veçantë në “San Siro”. Mesfushori i kombëtares shqiptare do të jetë titullar për toskanët në orën 20:45 në sfidën e rëndësishme të Serisë A, ndërsa drejtuesit milanistë do të ndjekin jo vetëm ekipin e tyre, por sidomos 23-vjeçarin. Milani e synon Bajramin, ai është një nga emrat më të rëndësishëm për vazhdimin e projektit, që i përshtatet filozofisë së lombardëve.
Kartoni i shqiptarit nuk shkon për momentin më shumë se 10 milionë euro, ndonëse mund të rritet për shkak të konkurrencës së Juventusit, Napolit, Romës apo Atalantës. Po ashtu, mosha e tij është e re, ashtu siç e duan tek Milani. Trajneri Stefano Pioli u pyet për yllin kuqezi në konferencën e shtypit para ndeshjes, por nuk deshi të fliste konkretisht, përveç vlerësimit për futbollistin. Bajrami ka 9 gola e 5 asistë këtë sezon për Empolin, nga të cilët 6 gola e të gjithë asistët në Serinë A. Ai thotë se është frymëzuar nga idhulli i tij, Zinedin Zidan, dhe për këtë arsye mban mbi shpinë numrin 10.
Sfidanti.al