Interi fiton me meritë Superkupën e Italisë, gol në minutën e 120-të!

U desh një gol si zëvendësues i Aleksis Sançezit, pikërisht atëherë kur nuk pritej, që të përfundonte gjithçka. Interi fitoi Superkupën e Italisë për këtë sezon me suksesin 2-1 ndaj Juventusit, duke ia shtuar titullit kampion të fituar vjet me Antonio Konten. Këtë herë në stol ishte Simone Inzagi që fitoi titullin e 3-të personal, duke u barazuar me Masimiliano Alegrin, e duke mbetur vetëm nga 1 titull pas rekordmenëve Lipi e Kapelo. Ueston Mekkeni kaloi Juven në epërsi në 25’ në “San Siro”, ndërsa Lautaro Martinez ktheu në gol në 35’ një penallti të fituar nga Edin Xheko. Pavarësisht se mbajtja e topit ishte njësoj, nga 50 për qind, sërish zikaltërit patën epërsi në lojë me 14 gjuajtje ndaj 6 të Juventusit, nga të cilët në kuadrat 6-2, me kornet 7-2 gjithnjë për vendasit.

Sfidanti.al