Interi fiton blerjet, ndërsa Juvja fiton shitjet në Serinë A!

Janari nuk ishte edhe aq i ftohtë kur erdhi puna për tregun e futbollit në Itali. Tre ishin klubet që bënë më shumë zhurmë, Interi, Juventusi e Milani, por secili sipas nevojave dhe mundësive të veta. Zikaltërit e Antonio Kontes patën urgjencë që të shtonin radhët dhe e bënë me lojtarë të ardhur nga Premier Liga, apo me kontratë në Angli. Kristian Eriksen erdhi nga Totenhemi, Eshli Jang, ish-kapiteni i Mançester Junajtidit mbërriti nga “Old Trafordi” dhe Mozes (lojtar me kartonin tek Çelsi) u soll nga Turqia. Në dalje ishin Laxaro e Di Marko, ndërsa shkëmbimi Politano-Spinacola nuk u krye.

Po Juvja? “Zonja e Vjetër” ishte “zonjë” në transferime për jashtë. Emre Xhan shkoi tek Dortmundi si huazim, Mario Manxhukiç po ashtu u largua dhe Marko Pjaca u dha hua tek Anderlehti. Afrimi i vetëm, gjithsesi i rëndësishëm dhe për të ardhmen, ai i Dejan Kulushevskit nga Atalanta për 35 milionë euro, plus 9 milionë bonus. Milani, ndërkaq, nuk pati mundësi të mëdha për të blerë, por beson tek Zllatan Ibrahimoviç. Të tjerë të afruar janë Deme e Perez si dhe Kjer, po ashtu Laksalt e Selemekers, ndërsa Kaldara shkoi tek Atalanta, Suso tek Sevilja dhe Piontek tek Herta e Berlinit.

Sfidanti.al