Interi e mbyll Serinë A me fitore, me 91 pikë dhe 89 gola të shënuar

Nuk e kapi dot shifrën e Atalantës, ndërsa Napoli po ashtu ka realizuar shumë, veçse kjo skuadër nuk është aspak për t’u hedhur poshtë. Interi e mbylli me “kreshendo” sezonin në Serinë A, pra në rritje, duke fituar 5-1 në “San Siro” me Udinezen e duke shkuar plot frymëzim në festën jashtë stadiumit ku ishin mbi 1 000 tifozë. Zikaltërit e trajnerit Antonio Konte arritën në 91 pikë, një nga nivelet më të larta të skuadrave në Serinë A, si dhe në 89 gola të shënuar, vetëm 1 gol më pak sesa Atalanta. Eshli Jang, Kristian Eriksen, Lautaro Martinez me penallti, Ivan Perishiç dhe Romelu Lukaku ishin autorët e golave, me danezin dhe belgun që hynë në fushë si zëvendësues. Nota e vetme negative ishte dëmtimi i Sensit që sipas mediave italiane mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Europian. Administratori i deleguar, Marota, deklaroi se “ne ishim më të fortët e kampionatit, ndërsa që nesër do të nisin bisedimet me presidentin Çang për sezonin e ardhshëm”. Duke mundur Udinezen, Konte u bë i pari trajner në historinë e Interit që mposht të gjithë rivalët e një sezoni në Serinë A, të paktën nga një herë.

Sfidanti.al