Nuk është e lehtë që të zësh vendin e një gjigandi si Romelu Lukaku, ashtu si edhe për Inzagin është detyrë e vështirë të bëhet një Konte, por Interi i sotëm është i tillë. Gjithsesi, fitorja 3-0 ndaj Dinamos së Kievit në miqësore dha disa përshtypje pozitive, madje që nuk priteshin. Edin Xheko u duk sikur kishte kohë që luante në këtë ekip, dhe zikaltërit do të jenë më të fortë nëse marrin edhe Duvan Zapatën. Kënaqësi për tifozët të shohin Barelën dhe Sensin, ndërsa pritet të shikohet sesi Dëmfris do të zëvendësojë Hakimin. A do të jetë Interi aq i fortë sa të mbrojë titullin? Fabio Kapelo e mbështet. “Inzagi ka në duar një makinë me “telaio” mjaft të mirë, – thotë ai, – Alegri do ta ketë të vështirë të përsërisë veten me Juven”.
Sfidanti.al