Shpenzimet e futbollit, as Paris SG nuk është si Siti në 10 vitet e fundit

Ka klube që shpenzojnë shumë dhe fitojnë, ka nga ata që e bëjnë dhe ia dalin më pak, si dhe ka klube të tjerë që fitojnë edhe duke shpenzuar jo edhe aq. Nëse flasim për 10 vitet e fundit, nuk ka “shkapërdarës” më të mëdhenj sesa pronarët e Mançester Sitit që kanë investuar 1.4 miliardë paundë stërlina, sipas llogarive në Angli. Nëse do të mbetemi tek paundët, Barcelona është simboli i atij që shpenzon dhe fiton më pak (sidomos Champions) me plot 1.3 miliardë, ndërsa Paris SG i ndjek në po atë nivel si Man. Juanjtidi, Çelsi e Juventusi, nga 1.2 miliardë. Reali i Madridit papritur është bërë “çun i mirë” me 900 milionë paundë shpenzime aq sa Liverpuli, ndërsa Bajerni është shembulli sesi fitohet duke shpenzuar pak, me 646 milionë. Ndoshta, sepse është në Bundesligë.

Sfidanti.al