Tek Dallasi ende nuk po ia mbrojnë krahët siç duhet Luka Donçiçit

Drejtuesit e klubit janë përpjekur shumë, por rezultati deri tani nuk ka qenë ai që mendohej. Dallas Maveriks synon të kthehet sërish në një fuqi të NBA-së, por për këtë gjë nuk mjafton t’i japës Luka Donçiçit kontratën monstruoze prej 207 milionë USD në 5 vjet. Është një “themel” i mirë, një “tra” për të ndërtuar shtëpinë, por nuk është “shtëpia”. Si përforcime në Teksas kanë ardhur Rexhi Bullok dhe Stërling Braun, lojtarë që gjuajnë mirë për 3 pikë dhe ndihmojnë ekipin, por që një ekip të pretendojë për lart duhet të ketë një “yll të dytë”. Xhordani kishte Pipenin, Lebroni kishte Kris Boshin dhe Duejn Uejdin, apo Kajri Irvingun, ndërsa tani Entoni Dejvisin e Rasëll Uestbrukun. Mexhik Xhonsoni kishte Xhabarin, ndërsa Donçiç nuk e ka një të tillë. Pati ëndrra për Leonardin, dhe mendime më konkrete për Kajl Lourin, por as ky nuk erdhi.

Sfidanti.al