Sulmuesi e tregoi veten, por problemi është se mund të kërkojë që të ikë. Dita e sotme do ta tregojë ndoshta të ardhmen e Kilian Mbapesë, dhe tifozët e Paris SG ndjejnë që ai po i “tradhëton”. Fjalët e shumta se është i pakënaqur dhe se mund të synojë një kalim tek Reali bënë që publiku në “Parkun e Princave” ta vërshëllente yllin kryesor që ishte në fushë për ekipin. Kjo nuk ndikoi shumë tek Mbape që shënoi një gol dhe shërbeu 2 asistë në suksesin 4-2 ndaj Strasburgut, ndërsa në fushë nuk ishin as Nejmar, as Mesi dhe as Sergio Ramos. Trajneri Maurisio Poçetino nuk deshi të komentonte vërshëllimat, por u mjaftua të thoshte se “Kiliani është i përqëndruar tek puna e tij, dhe po e bën mirë, jam i kënaqur me paraqitjen e tij dhe thjesht të vazhdojë kështu”. Trajneri i dikurshëm legjendar i Liverpulit, Bill Shenkli, thoshte se futbolli ka një trinitet të shenjtë të përbërë nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët. Duket se tek PSG ky trinitet nuk po shkon mirë.
Sfidanti.al