Edhe në kushte të tilla, Madridi është gjithnjë Madrid, e padyshim që do të jetë pretendent i madh për titull, sidomos duke përfituar nga problemet e Barcelonës. Reali mund të ndihet i kënaqur me kontributin e disa lojtarëve kryesorë si Karim Benzema, Eden Hazar, Garet Bejl apo edhe të tjerët. Benzema shënoi dy gola duke treguar se e ka nisur aty ku e la vjet. Francezi po i afrohet 200 golave në La Liga dhe 300 golave në total për Realin, ndërsa trajneri Karlo Ançeloti e vlerësoi si “jo thjesht një sulmues, por një lojtar i kompletuar”. Një këshillë për Vinisiusin që shënoi ndaj Alaveshit në fitoren 4-1. “Ai ka aftësi të madhe në duelet një për një dhe mund të ndryshojë një ndeshje në një moment, – shprehet italiani, – por, i kam thënë se është e vështirë të shënosh pas shumë prekjeve të topit. Duhet një ose dy, siç ndodhi ndaj Alaveshit”.
Sfidanti.al