Interi bën festë për titullin ndaj Sampit, por gjendja e klubit është katastrofë!

Kjo gjë ia shton shumë meritat trajnerit Antonio Konte dhe djemve të tij që arritën të fitonin titullin në një sezon kaq të vështirë, për shkak të problemeve financiare. Tek Interi, jo që nuk u bënë blerje të rëndësishme, por ka qenë e vështirë të jepeshin rrogat, ndërsa lajmi i mirë është që administratori i deleguar, Bepe Marota, ka premtuar se lojtarët do të marrin shpërblimin për titullin.

Futbollistët padyshim e ndjejnë këtë, por e kanë përballuar më së miri, dhe mbi 3 000 tifozë kremtuan fort në “San Siro” para dhe gjatë ndeshjes me Sampdorian. Të besuarit e Kontes sërish nuk i zhgënjyen duke fituar 5-1 me gola të shënuar nga Galjardini, Aleksis Sançez, sërish Aleksis Sançez, Pinamonti dhe Lautaro Martinez me penallti. Keita shkurtoi përkohësisht në 1-2 për dorianët. Romelu Lukaku nuk luajti këtë herë. Interi ka 85 pikë në 35 javë dhe ka shënuar 79 gola, ndërsa duhen edhe 3 ndeshje deri në fund të sezonit në Serinë A.

Sfidanti.al