Atëherë në përbërje ishin yje të vërtetë, ndonëse edhe këta sot mund të bëhen me kalimin e kohës. i tillë Milani i sezonit 2010-2011, që fitoi titullin e 18-të dhe të fundit kampion të Italisë nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri. Kur shikon emrat e rreshtuar për fotografinë me trofeun kupton cilësinë kuqezi, që nga Ibrahimoviç, Gatuzo, Zedorf, Pirlo, Pato, Nesta, Van Bomel, Pipo Inzagi, Xambrota, Tiago Silva, Robinjo, Ronaldinjo apo Kasano!
Milani fitoi titullin duke grumbulluar 82 pikë në 38 ndeshje ndaj 76 të Interit ish-kampion të drejtuar nga Rafa Benitez dhe 70 të Napolit. Në mënyrë të papritur u eleminua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë nga Palermo (2-2, 1-2), si dhe doli jashtë Championsit në raundin e parë me eleminim direkt, me shifrat 0-1 e 0-0 ndaj Totenhem Hotspurit të Anglisë. Gjithsesi, titulli ishte i rëndësishëm, arritur në sezonin e parë të Alegrit që zëvendësoi Leonardin, dhe në sezonin e parë të Ibrahimoviçit, që u kthye në Itali pas edicionit për t’u harruar me Barcelonën e Pep Guardiolës.
Sfidanti.al