Inaugurohet stadiumi i ri i Totenhemit, ka tualet edhe për qentë!

Stadiumi i ri i Totenhemit, më në fund, përfundoi dhe është gati, ndërkohë që inaugurimi i tij ishte shtyrë gjashtë muaj. Ky stadium, më të vërtetë, të le pa mend dhe me siguri që është ndër më modernët në botë. Klubi i Totenhemit ka shpenzuar për këtë stadium më shumë se një miliard sterlina që, në fakt, edhe ia kanë vlejtur, po ta shohësh këtë objekt sportiv fantastik nga afër.
Ata që e kanë ndërtuar këtë stadium, kanë menduar për gjithçka, deri edhe për njërëzit që kanë probleme me sytë dhe përdorin qentë si ndihmës. Për këta qen janë parashikuar WC speciale!
Vlerësimet për stadiumin e tij të ri modern me kapacitet prej 62 062 vendesh klubit anglez të Totenhemit po i vijnë nga katër anët.
Sfidanti.al