Ançeloti i zhgënjyer nga etika në futbollin italian: 9 vite në vendnumëro!

Univeristeti i Romës i dha Karlo Ançelotit çmimin si trajneri që ka dhënë kontributin e tij të madh për zhvillimin etik të sportit në Itali, por, megjithatë, duke marrë këtë mirënjohje të madhe, trajneri aktual i Napolit vuri në dukje se rruga drejt arritjes së niveleve më të larta sociale të futbollit është ende e gjatë.
“Don Karlo” tha se, mbasi ishte kthyer në Itali, pasi kishte munguar nëntë vite që i kishte kaluar, duke drejtuar klube jashtë vendit, ai kishte konstatuar po ato probleme që ai kishte lënë, kur ishte larguar.
“Para se të kthehesha në Itali, qëndrova jashtë saj nëntë vite, periudhë gjatë së cilës unë nuk dëgjova asnjë sharje ose ofendim kundër meje. Madje, unë harrova se ekzistojnë gjëra të tillla në futboll. Kurse në Itali, ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Ne duhet ta përmirësojmë kulturën sportive, por edhe infrastrukturën në disa stadiume, duke përfshirë ‘San Paolon’”, vuri në dukje Ançeloti që para disa kohësh ishte dëshmitar i sulmeve raciste kundër lojtarit të tij të Napolit, Kalido Kulibali.
Sfidanti.al