Ramosi lavdëron rivalin më të madh, shumëkush habitet me..sinqeritetin!

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, nuk ka asnjë dilemë se kush është futbollisti argjentinas më i mirë i të gjitha kohërave. Megjithëse dihet armiqësia e madhe mes Realit dhe Barcelonës, Ramosi lavdëroi rivalin e tij më të madh – Lionel Mesin. Ramosi dhe Mesi kanë 10 vite që “luftojnë” në fushë, madje para rreth një muaji ata të dy patën një përplasje verbale në fushën e lojës.
“Unë e respektoj Maradonën, por të gjithë e dinë se ai është milje të tëra larg futbollistit argjentinas më të mirë në histori dhe, sipas meje, ai është Lionel Mesi”, deklaroi kapiteni i Realit, Ramos.
Sido që të jetë, shumëkush tani pret reagimin e vetë Maradonës.
Sfidanti.al