“Sport”: Fintja e fundit e Hazarit..katapultimi tek Reali i Madridit

Gazeta katalonjase “Sport” shkruan se futbollisti i Çelsit, Eden Hazar, tanimë është marrë vesh me Realin e Madridit, madje dihen edhe detaje të marrëveshjes së arritur.
Sipas gazetës, kontrata që do të nënshkruajë Hazari, ka një kohëzjgatje pesëvjeçare dhe futbollisti belg do të marrë 16,5 milionë euro për sezon në Madrid, duke u bërë kështu futbollisti i dytë më i paguar në klubin “mbretëror” mbas Garet Bejlit. Në fakt, tani, sikurse shkruan “Sporti”, në “Stemford Brixh” po bëhen të gjitha përpjekjet që të anulohet vendimi i UEFA-s që e ndalon Çelsin të bëjë transferime, sepse ka shkelur disa rregulla të saj lidhur me shitblerjen e futbollistëve adoleshentë.
Po, sipas gazetës, Reali i ofroi Çelsit 80 milionë euro për Hazarin, por klubi londinez kërkoi 115 milionë euro. Eden Hazar që karrierën e tij “të madhe” e nisi te klubi francez Lil, ka disa kohë që kërkohet me ngulm nga presidentii i Realit, Florentino Perez, ndërkohë që deri në verë të dy klubet do të mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, pra “mesin e artë” – 105 milionë euro.
Sfidanti.al