Imobile: Falënderoj Zotin për golat, sepse tani që zbarkoi Ronaldo…

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi ka shkaktuar shumë reagime në Itali, midis tyre edhe nga vetë futbollistët që luajnë në Serinë A. Midis reagimeve dhe komenteve që kanë bërë njerëz të ndryshëm, përfshi futbollistët, më interesanti duket ai që ka bërë sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile. I pyetur që të komentonte lidhur me ardhjen në Serinë A të Ronaldos në përbërje të Juventusit, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kampionatin italian tha:
“Kur erdhi Ronaldo, unë thashë se i jam mirënjohës Zotit që pata fat ta fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë sezonin e kaluar”, komentoi Imobile, duke aluduar se Ronaldo do të jetë gjatë këtij sezoni golashënuesi më i mirë i Serisë A.
Sfidant.al