Abramoviç gati kartat, nëse ikën Eden Azar,superofertë për Milinkoviç Saviç

Klubi i Çelsit është i gatshëm që të marrë, deri në fund të këtij
sezoni veror të transferimeve, edhe një lojtar tjetër klasi. Sikurse dihet, “blutë” e Londrës, deri tani, kanë sjellë në “Stemford Brixh” vetëm Zhorzhinjon dhe Robert Grinin. Për Zhorzhinjon, Çelsi ka paguar një shumë jo të vogël, 57 milionë euro, por duket se blerja e tij do të pasohet edhe nga disa blerja të tjera.
Media angleze shkruan se tajkuni (pasaniku) rus, Abramoviç, është gati që, deri në fund të kësaj periudhe transferimesh, të sjellë në “Stemford Brixh” futbollistin mjaft të mirë serb, Sergej Milinkoviç-Saviç që do të mund të jetë një lloj zëvendësusesi për mesfushorin ofensiv të shkëlqyer belg, Eden Azar, të cilit ia ka vënë syrin Reali i Madridit.
Sfidanti.al