Vetëm një ditë mbasi Barcelona kompletoi transferimin e sulmuesit anësor, Malkon, një nga yjet kryesorë të klubit katalonjas tha se ai do që të largohet. Fjala është për Usman Dembelen që erdhi verën e kaluar në “Kamp Nou”, pasi për të u paguan 115 milionë euro rekord. Sidoqoftë, ky lojtar francez nuk ka luajtur shumë, pasi, fillimisht, u dëmtua, ndërsa më vonë, për shkak te ardhjes së Kutinjos.
Dembele nuk do që të jetë alternativë rezervë, kështu që ka kërkuar ndryshim të mjedisit në kërkim të një minutazhi më të madh. Sidoqoftë, pavarësisht nga deklaratat e mësipërme, të cilave u referohet media, klubi katalonjas nuk ka ndërmend që ta lejë të largohet Dembelen.
“Dembele nuk do të shkojë asgjëkund. Ai dhe Kutinjo janë investimet tona më të mëdha, janë shumë të rëndësishëm dhe ne presim shumë nga ata gjatë sezonit të ardhshëm. Dembele është i ri dhe i talentuar, kështu që ne besojmë se këtë vit ai do ta tregojë shumë më mirë veten. Nuk është e lehtë të luash mirë me Barçën që sezonin e parë, sepse stili i lojës sonë është ndryshe nga të tjerët”, vuri në dukje presidenti i Barcelonës,, Bartomeu.