Igli Tare largohet nga Lacio, mbyll një epokë në kryeqytet!

Nuk dihet se cili do të jetë klubi i tij i ri, apo ndoshta do të mendojë ndonjë “ofiq” në Shqipëri (diçka që duket e vështirë). Ajo që dihet është që Igli Tare është larguar zyrtarisht nga Lacio, klubi ku shërbeu si lojtar, si menaxher i përgjithshëm i skuadrës dhe si drejtor sportiv për 18 vjet. Që nga 2005 deri në 2008 ishte futbollist, pastaj për një sezon menaxher i ekipit, dhe që nga 2009-ta drejtor sportiv. Mediat italiane shkruajnë se ai pati kulme dhe dështime (si kushdo), ndërsa këtë dyshe “Lacio-Tare”, “La Gazeta delo Sport” e quan histori dashurie për manual.

Sfidanti.al