Majemi përballon Jokiçin dhe fiton finalen e dytë!

Majemi tregon edhe një herë se nuk është rastësisht në finalet e NBA. Hits kaluan shpejt disfatën në ndeshjen e parë dhe në të dytën të luajtur pot ë shtëpinë e Denver fituan 111-108, duke barazuar serinë e pëtgjithshme. Për herë të parë në këtë sezon, paraqitja e radhës spektakolare e Nikola Jokiç nuk i mjaftoi kampionëve të Perëndimit. Basketbollisti serb mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 41 pikë, 11 topa të kapur në tabelë dhe 4 asist për shokët e ekipit.

Me peshën që gaboi goditjen e fundit për tri pikë u largua nga finalja e dytë Xhamal Mërrej, që ashtu si Naxhets shpërdoruan një mundësi të mirë për të thelluar distancën në finalet e NBA. Feston Majemi falë lojës së mirë të tre yjeve të tij. Vinsent ishte shënuesi më i mirë për skuadrën nga Florida me 23 pikë, ndërsa Batler dhe Adebajo e mbyllën të dy me nga 21 pikë. Një fitore e rëndësishme për Majemin, që në dy finalet e ardhshme do të ketë në favor edhe faktorin fushë. Hits do të luajnë në shtëpinë e tyre me shpresën për të të marrë epërsinë në misionin për t’u kthyer te titulli kampion në NBA, pas dhjetë vitesh pritje.

Sfidanti.al