Një futbollist i tillë i bën punë çdo skuadre, edhe asaj që lufton vazhdimisht për tituj. Aleksis Mekalister ishte një nga lojtarët më të mirë të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ku fitoi titullin në krah të Mesit. Që nga sezoni i ardhshëm ai do të luajë për Liverpulin, ndërsa u largua nga Brajtoni. Mesfushori firmos kontratë deri në 2028, ndërsa Jurgen Klopi pritet të paguajë klauzolën që thuhet se do të jetë shumë më e vogël sesa 60 milionë euro që u folën këto ditë.
Sfidanti.al