Ibra thoshte se u kthye tek dashuria e vjetër, por përpara Milanit kontaktoi Paris SG

Rruga për në zemër kalon nga stomaku,  thotë populli. Edhe Zllatan  Ibrahimoviçi nuk mund t’i shmanget kësaj aksiome, ndonëse “stomaku” për superyllin suedez do të thotë llogari në bankë. Pra klubi që e paguan më shumë, fiton dashurinë e tij. Fillimisht, kur erdhi tek Milani, ai deklaroi se po kthehej tek dashuria e vjetër aty ku luajti dhe doli kampion në 2011 për të shkuar tek Paris SG. Lajmet janë që Ibra fillimisht kontaktoi PSG-në për t’u kthyer në Francë, dhe vetëm pasi nuk  e pranuan vendosi të shkonte tek Milani. E bukur dashuri!

Sfidanti.al