Tompson-Herah në histori, e para që mbron titujt olimpikë në 100 e 200 metra

Xhamajka ka pasur gjithnjë atletë të shkëlqyer,  dhe ajo është në këtë kategori. Elani Tompson-Herah u bë femra e parë atlete që mbron titujt e 100 e 200 metrave në Olimpiadën pasardhëse. Kampionia e dyfishtë olimpike në Rio, ia doli të fitonte edhe garën e 200 metrave, pasi vendosi rekordin e ri olimpik në 100 metra me 10”61. Edhe në 200 metra, xhamajkania shkëlqeu duke dhënë kohën e saj më të mirë personale, me 21”53, duke lënë  në vend të dytë adoleshenten nigeriane,  Kristinë Mboma me 21”81. Atletja amerikane Gabrielë Tomas mbeti 6 të qindat më pas. “Tani dua vetëm që të fle, – tha kampionia më pas, , – nuk kam vënë gjumë në sy që pas finales së 100 metrave”.

Sfidanti.al