Mbape e ka ndarë mendjen, do të largohet falas në 2022!

Fjalën po e mban sepse për momentin gjëja më e rëndësishme për të është që të fitojë Championsin me Paris SG. Edhe pse ekipi francez e nis keq sezonin duke humbur superkupën e Francës, sërish Kilian Mbape nuk dëshiron të provokojë një luftë mes Realit e PSG-së, apo ndoshta vetë klubet nuk e duan këtë luftë. Kjo zgjidhet vetëm me Mbapenë që do të luajë këtë edicion në PSG dhe pastaj në 2022 do të largohet falas për tek Reali. As nuk riovon as nuk kërcënon të largohet me patjetër si Harri Kejni. Sheikët nuk duhet të jenë shumë të kënaqur, por u mbetet një vit për ta bindur që të rinovojë.

Sfidanti.al