Nga protesta tek izolimi dhe testi Kovid, sa pak futboll për Harri Kejnin

Ylli i Anglisë dhe i Totenhemit ka pasur pushime jo shumë të gjata,  por sidomos ka pasur shumë stres. Harri Kejn jo vetëm që nuk  deshi të paraqitej në stërvitje me Totenhemin të hënën, por edhe u detyrua të izolohej për disa ditë e të bënte testin Kovid meqë erdhi nga  Bahamasi.  Ai ishte bashkë  e familjen dhe padyshim që e ka kaluar shumë mirë,  por hallet nisën  sapo u kthye në atdhe. Tashmë, Kejnin  e pret një betejë e ashpër me Totenhemin e presidentin Levi që nnuk pranon  që ai të largohet,  ndërsa mbi të ka rënë edhe mëria e tifozëve që i kanë  krijuar stres të madh personal e familjar.

Sfidanti.al