Kina vazhdon të komandojë me të artat në Lojrat Olimpike

Vetëm  një herë ekipi olimpik kinez ka arritur të mundë atë të SHBA-së në garën për medaljet e arta në Lojra, dhe kjo natyrshëm ndodhi në Pekin 2008,  edhe pse amerikanët morën më shumë medalje në total. Kështu duket se po ndodh edhe në Tokio 2020, ku Kina kryeson me 32 medalje të arta ndaj 24 të amerikanëve,  ndërsa për numrin e përgjithshëm të medaljeve,  SHBA ka 73 ndaj 69 të kinezëve. Çu Xhin Juan fitoi të artën për Kinën në paralele (gjimnastikë), Liu Jang fitoi në unazat gjithashtu në gjimnastikë, ashtu si Guan Çen Çen në traun ne ekuilibrit. Gon Lixhia fitoi në atletikë, në hedhjen e gjyles, Ju Fei Çen ia doli në tenis për femra e kështu me radhë.

Sfidanti.al