Myrto Uzuni e ka merituar çmimin e lojtarit të vitit tek Ferencvaroshi

Kur mbërriti aty që nga Lokomotiva e Zagrebit dihej që ishte i mirë  por jo që do të arrinte kaq shumë. Myrto Uzuni, megjithatë, është nga ata lojtarë që punojnë fort për të arritur qëllimin dhe  nuk e kthejnë kokën prapa. Golat e shënuar gjatë sezonit në Superligën e Hungarisë, ku doli kampion me Ferencvaroshin, si dhe  7 golat e shënuar gjithsej në Champions (4 vetëm këtë verë) bënë që ai të shpallej  lojtari më i mirë i sezonit për kampionët hungarezë. “Falenderoj familjen, trajnerët dhe drejtuesit, – tha sulmuesi shqiptar, – luani  është i uritur, më e mira po vjen”.

Sfidanti.al