Në futboll, ashtu si në punë apo edhe dashuri, ka shumë rëndësi vendosmëria, pra të tregosh se padyshim e dëshiron diçka dhe je gati të bësh sakrifica të mëdha për ta pasur. Çelsi i Roman Abramoviçit e Tomas Tuhelit po e bën këtë gjë me Romelu Lukakun, duke bërë ofertë pas oferte për lojtarin dhe për Interin, sepse e dëshiron me patjetër një sulmues të tillë. Blutë e Londrës kanë Timo Vernerin, por gjermani nuk ka arritur të shpërthejë, ndërsa Erling Halandi duket tepër i vështirë. Interit i janë propozuar 110 milionë euro për kartonin, dhe belgu do të merrte në Angli rrogë më të lartë sesa në Itali. Lajmet janë që edhe Interi, edhe Lukaku po mendohen për ofertat londineze. Sulmuesi nuk pati shumë histori tek Çelsi në 2011-2013, dhe u largua i pakënaqur nga Mançester Junajtidi, por sot është shumë më i pjekur, dhe Çelsi është kampion i Europës.
Sfidanti.al