Xhaka nuk e ka problem një kontratë të re me Arsenalin!

Rrogën nuk e ka të keqe aty ku është, ndonëse u tha se ishte gati të pranonte ulje vetëm e vetëm që të kalonte tek Roma.  Gjithsesi, Granit Xhaka ka ndërruar kurs tani që e ka kuptuar se italianët nuk  i kanë paratë për të plotësuar kërkesën e Arsenalit prej 20 milionë eurosh për kartonin. Mediat angleze shkruajnë se Xhaka është gati të rinovojë me Arsenalin, ndoshta mbi bazën e rrogës 100 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë 5.2 milionë paundë stërlina në vit. Trajneri Mikel Arteta deklaroi se kapiteni  i Zvicrës mbetet një lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin e tij.  Për Xhakën ka rëndësi të jetë i rëndësishëm, pavarësisht nëse trajner është Murinjos apo Arteta.

Sfidanti.al