Në Itali po bëhet bujë e madhe për lajmin se Kristiano Ronaldo është nën hetim për shkak të thyerjes së rregullave të vendosura për koronavirusin. Së pari, duket diçka që e mirë që edhe një stërmilioner si CR7-ta thirret në apel për veprimet e tij, ashtu siç do t’i ndodhte çdo qytetari të thjeshtë. Së dyti, njeriu që vë trurin në lëvizje, gjykon se Ronaldo mund të shpallet fajtor dhe të paguajë një gjobë, që normalisht është e barabartë me gjobën që do të paguante çdo qytetar tjerë. Gjithsesi, Kristiano nuk ka fitime normale si qytetarët normalë që marrin, të themi, 1500 apo 2000 euro në muaj, por fiton 3 milionë euro në muaj. Pra, përderisa në Perëndim është krijuar koncepti i taksës progresive, ku ai që fiton më shumë paguan më shumë, përse të mos mendohet edhe për gjobën progresive?
Sfidanti.al