U shpall më i miri i ndeshjes dhe, padyshim është pjesë e formacionit të javës. Bernard Berisha pati sfidën e sezonit deri tani në Premier Ligën e Rusisë, ndërsa e mori për dore ekipin e tij, Ahmatin e Groznit, drejt fitores 3-1 ndaj Ufës, madje duke qenë në inferiotet numerik. Shqiptari i Kosovës, ish-lojtari i Skënderbeut, fitoi 11-metërsh në minutën e 13-të, dhe pastaj e realizoi saktë në 14’, duke goditur fillimisht shtyllën e pastaj topi përfundoi në rrjetë.
Miqtë barazuan shifrat, ndërsa në 58’ Ahmati i Groznit mbeti me 10 vetë pasi mbrojtësi Andrej Semjonov u përjashtua me karton i kuq (dy të verdha). Gjithsesi, kjo nuk ia prishi humorin Berishës, dhe lojtari i krahut vendosi fatin e sfidës. Me fanelën me numrin 7 në shpinë, fillimisht ndërtoi aksionin për golin e dytë, duke asistuar Vladimir Iljinin në 68’. Në minutën e 78-të mori topin në mesin e fushës dhe vrapoi në një kundërsulm individual duke shmangur edhe portierin e duke e dërguar topin në rrjetë. Dy gola dhe një asistë, në një tjetër ndeshje ku Odise Roshi nuk luajti për shkak dëmtimi.
Sfidanti.al