Ndërhyrja shumë e ashpër e Jordan Pickford ndaj Virgil Van Dijk në derbin mes Everton dhe Liverpool vazhdon të ngjallë debate. Portieri anglez bëeri një ndërhyrje kaq të fortë ndaj holandezin që duket se nuk do të kthehet në fushat e lojës për këtë sezon pas dëmtimit të ligameneteve në gjurin e djathtë.
I fundit që vendosi t’i japë një këshillë Jordan Pickford, ishte Rooney që aktualisht është në radhët e Derby County me sulmuesin që tha se portieri duhet të qetësohet dhe të rifitojë atë qetësior që e bëri atë portierin titullar të përfaqësueses angleze
‘Gabimet e Jordan Pickford sigurisht janë një problem-tha Rooney për The Times-jam i sigurt se edhe Jordan e di. Vazhdoj të besoj se aftësitë e tij e bëjnë atë opsionin më të mirë si për Evertonin ashtu edhe për Anglinë dhe gabimet e tij nuk janë as teknike, sa psikologjike. Këshilla e vetme që i jap është që të qetësohet dhe të marrë pak kohë. Duhet të përballet me pasojat e dëmtimit të Van Dijk. Besoj se ishte për të ardhur keq. Jordan gaboi në pozicionin e tij dhe vrapo shpejt për të tentuar të bllokojë gjuajtjen duke goditur Van Dijk. Dukej si aksidentale, por duhej ndëshkuar me karton të kuq’.
Sfidanti.al