Ansu Fati shkruan sërish emrin në librin e rekordeve në futbollin spanjoll pas El Clasicos të së shtunës. Sulmuesi ende 17 vjecar shënoi golin e tij të parë ndaj rivalëve historikë të Barcelonës, Real Madrid, e treta për të, por e para si titullar duke e cuar në total 11 numrin e golave të shënuar në La Liga, 4 në këtë sezon dhe 7 në sezonin e kaluar përpara se të mbushë 18 vjec. Kjo e bën atë futbollistin që ka shënuar më shumë gola nën moshën 18 vjecare në të gjithë historinë e La Ligës
Ky rekord deri në këtë moment mbahej nga Pablo Pombo Quintana në vitet 30, edhe ky me 11 gola të shënuar me fanelën e Racing Santander, një rekord që tani e ndan me Ansu Fatin që në 31 tetor do të festojë 18 vjetorin e tij të lindjes, pra do të jetë në një moshë madhore.
Për më tepër, me golin e shënuar ndaj Celta Vigos në Balaidos në 1 tetor, Ansu Fati u bë lojtari i tretë më i ri në historinë e La Ligës që arrin në kuotën e 10 golave të shënuar pas Bojan dhe pikërisht Pombos.Me pak fjalë kemi të bëjmë me një futbollist shumë të talentuar që përmirësohet ndeshje pas ndeshje dhe që dëshiron të vendosë rekorde të reja.
Sfidanti.al