Në Gjermani thonë që kur flet ai, dita cilësohet e mirë. Ka një mënyrë krejt të vetën Uli Hënesi sesi merret me gjërat dhe sesi kritikon, dhe pavarësisht sesa të drejtë ka, ai mbetet ish-presidenti i fuqishëm i Bajernit të Mynihut. Këtë herë, siç citohet nga “Abend Cajtungu”, Hënesi kritikon UEFA-n dhe Ligën e Kombeve për lodhjen e lojtarëve, por edhe Premier Ligën angleze, Paris SG dhe deri diku Interin e Milanin për paratë arabe dhe amerikane që shfrytëzojnë ato para. Ai lavdëron futbollin gjerman, futbollin francez pa PSG-në dhe pjesërisht futbollin italian që vazhdon me mënyrën tradicionale të drejtimit të futbollit. Gjithsesi, Hënesi e fton Bundesligën që të ndjekë shembullin e tyre duke shfuqizuar ligjin “50+1” që u mundëson tifozëve të financojnë dhe drejtojnë klubet, dhe nuk lejon investime të fuqishme.
Sfidanti.al